Aplikacion
32-vjeçari Amarildo Islamaj, i cili humbi jetën pas një aksidenti në aksin Pogradec–Qafë Thanë, dyshohet se po udhëtonte me një automjet të vjedhur.
Mësohet se viktima e kishte grabitur automjetin në fshatin Leshnicë, pasi e kishte gjetur të parkuar me çelësat të lënë brenda. Ai është larguar me mjetin, por vetëm pak minuta më vonë është përfshirë në një aksident pranë fshatit Pojskë.
Si pasojë e plagëve të marra, 32-vjeçari u transportua në spital, ku nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve.
Ndërkohë, pronari i automjetit kishte denoncuar në Policinë e Pogradecit vjedhjen e mjetit. Nga veprimet hetimore rezultoi se personi që kishte marrë automjetin ishte pikërisht Amarildo Islamaj.
Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar dinamikën e aksidentit fatal.