zoom

Aktualitet

Grabisnin shtëpitë në Spanjë, arrestohen 3 shqiptarët e një bande në Vigo

Policia spanjolle ka arrestuar 3 shqiptarë të cilët ishin pjesë e një bande në Vigo ku kryenin grabitje banesash.

Personat e arrestuar janë të moshës 22, 25 dhe 43 vjeç.

Pas arrestimit të tyre gjykata ka urdhëruar kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Ata do të transferohen përkohësisht në CIE (Qendra e Internimit të Huaj) në Valencia, deri në kthimin e tyre në Shqipëri.

Deklarimi i tre të arrestuarve ka zgjatur për orë të tëra, pasi kërkohej ndihma e një përkthyesi.

Gjatë deklaratave të tre shqiptarët u shprehën se kishin shkuar në Spanjë për pushime.

Ndërkohë më i riu i treshes së arrestuar shtoi se kishte ardhur për të bërë një punë si student.

Ata u shprehën se kishin qenë në Barcelonë, Madrid dhe Coruña. Gjatë dëshmisë së tij, një tjetër deklaroi se ndihej i kërcënuar në vendin e tij sepse vjehrri i tij donte ta vriste.