Aplikacion
Një ngjarje tronditëse ndodhi këtë të hënë në Gjykatën eApelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë brenda ambienteve të gjykatës, ndërsa u plagosën dy të tjerë.
Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar Elvis Shkëmbi ka qëlluar me armë në drejtim të gjhyqtarit Astrit Kalaja, ku plumbi e ka kapur në gjoks, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë që nga plumbat kanë mbetur të plagosur edhe Rakip dhe Ervis Kurtaj (babë dhe bir), të cilët kanë marrë plagë të lehta.
Rakip Kurtaj ka marrë plumba në kraharor dhe në këmbë, ndërsa djali në dorë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes autori është vënë në pranga nga policia. Zoom.al/