Aplikacion
Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy të tjerë.
Mësohet se ka qënë duke u zhvilluar seanca gjyqësore, e cila ka nisur rreth orës 14:00. Gjyqtari ka dhënë vendim në favor të të plagosurve.
Pas përfundimit të vendimit, gjyqtari ka dalë në korridor, ku është qëlluar nga autori.
Ky i fundit menjëherë armën ia ka dhënë rojës së sigurisë së gjykatës. Pas kësaj ai ka dalë te dera e gjykatës, ku i ka thënë patrullës së policisë “unë jam autori”.
Mbeten të paqarta rrethanat se si i riu arriti të depërtojë brenda sallës së gjyqit i armatosur./ Zoom.al



