Aplikacion
Albcontrol ka tërhequr edhe institucione të tjera në gropën e saj të borxheve.
Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, parë nga Zoom.al raporton se Korporata e Investmeve Shqiptarë është në vështirësi financiare për shkak të një huaje 2 mld lekë që i ka dhënë Albcontrol.
Prej gati dy vitesh Albcontrol nuk ka më para, pasi gjykata belge i bllokoi llogaritë përshkak të gjyqit të shtetit shqiptar me italianin Francesco Bechetti.
KLSH i bën thirrje qeverisë t’i kthejë Korporatës borxhin pasi ka prekur më shumë se 5% të kapitalit.
“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si Aksionari i vetëm i Korporatës Shqiptare të Investimeve, dhe Këshilli Mbikëqyrës i Shoqërisë së Korporatës së Investimeve Shqiptare SHA, të marrin të gjitha masat e menjëhershme, për shumën e dhënë hua 2 (dy) miliard lekë, me qëllim kthimin e menjëhershëm të shumës së huasë së dhënë në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe mbarëvajtjes dhe funksionimit të shoqërisë Korporata e Investimeve Shqiptare, në cilësinë e huadhënësit nisur edhe nga fakti që këto aktive kanë prekur më shumë se 5% të aktiveve dhe kapitalit total të kësaj shoqërie”, thuhet në dokument.
Kontrolli i Lartë thotë se huadhënia nuk është e parashikuar në Ligjin për krijimin e Korporatës së Investimeve, apo statutit të saj. Pavarësisht kësaj, ministria e Ekonomisë ka vazhduar me procesin e huadhënies./Zoom.al