zoom

Aktualitet

Gjykata i shpall të paligjshme veprimet ndaj Panorama Group: Të rikthehen në ambientet e punës!

Gjykata i shpall të paligjshme veprimet ndaj Panorama Group: Të rikthehen në ambientet e punës!

Gjykata e Tiranës shpalli të paligjshme veprimet e drejtorit të KAYO, Ardi Veliu, ndaj News24 dhe mediave të “Focus Group”.

Gjykata vendosi që “Panorama Group” sh.a të kthehet te ambientet të cilat të shtunën në orët e para të mëngjesit u zaptuan nga Policia e Shtetit dhe KAYO e Ardi Veliut.

Gjykata vendosi që gazetarët të aksesohen në mjediset e kompanisë dhe brenda 48 orëve të rikthehen sendet dhe materialet që KAYO mori me kamionë.

Gjithashtu, Gjykata e Tiranës vlerëson të paligjshëm ndërhyrjen dhe kufizimin e gazetarëve dhe pengimin e tyre në ushtrimin e detyrës.

Postime të lidhura