zoom

Aktualitet

Gjykata e Lartë i pret shpresat Adriatik Llallës: Kthehu bëj burgun

Gjykata e Lartë i pret shpresat Adriatik Llallës: Kthehu bëj burgun

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Adriatik Llallës, për pezullimin e dënimit me 2 vite burg, për arsye shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore e Adriatik Llallës është e njohur dhe nuk është arsye për pezullimin e dënimit. Llalla ka qenë i sëmurë prej kohësh, ka kryer funksione të lartë dhe nuk e ka penguar sëmundja”, tha kreu i SPAK-ut, Arben Kraja.

Pas dënimit me 2 vite burg, Llalla u largua nga vendi duke u arratisur në Itali, ku kërkoi azil politik.

Kujtojmë se ish-prokurori i Përgjithshëm Llalla u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani.

Në përfundim të gjykimit, në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Ndërkohë Apeli i GJKKO-së, ka përjashtuar ish kryeprokurorin të kryejë funksione publike për 5 vite.

Në prag të marrjes së vendimit të formës së prerë, Llalla mundi të arratisej jashtë vendit, ndërkohë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar u arrestua në Itali ne dhjetor te vitit te kaluar.

Që nga ajo kohë, Adriatik Llalla ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane, në pritje të vendimit që do të marrë gjykata italiane, pas kërkesës së Shqipërisë që kërkon ekstradimin e tij. Llalla është përfaqëson nivelin më të lartë të një funksioniari shteti të hetuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë./Zoom.al/

Postime të lidhura