zoom

Lajme

Gjesti uron Gimbon dhe Selin për dasmën

Gjesti uron Gimbon dhe Selin për dasmën

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” u shoqërua me një moment festiv dhe plot humor, pasi brenda reality show-t u organizua një ceremoni e improvizuar martese për dy banorët, Selin Bollati dhe DJ Gimbo.

Ndër reagimet që morën më shumë vëmendje ishte ai i këngëtarit Gjesti, i cili njihet për raportin e tij të afërt me Gimbos. DJ Gimbo është prej kohësh bashkëpunëtori i tij i pandashëm në koncerte, ndaj fansat prisnin me kureshtje reagimin e artistit për këtë “martesë” të organizuar brenda shtëpisë.

Përmes një komenti në profilin e Gimbos në Instagram, Gjesti zgjodhi një urim me humor dhe sportivitet. “Urimeeeeeee urimeeee, kur del jasht e kallim qysh duhet Dasmen puqi”, shkroi ai, duke i uruar mikut të tij dhe duke premtuar një festë të vërtetë sapo të përfundojë rrugëtimin në reality show.

Komenti i këngëtarit u prit me shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e interpretuan si një shenjë mbështetjeje dhe miqësie mes tyre. Ndërkohë, momenti i “dasmës” së Selin dhe Gimbos vazhdon të qarkullojë në rrjet, duke u kthyer në një nga episodet më të diskutuar të këtij edicioni të spektaklit.

Postime të lidhura