Aplikacion
Gjatë një interviste në emisionin “Në shtëpinë tonë”, Roza Lati shpjegoi se momentalisht ka marrë kohë për të qetësuar veten dhe për të sistemuar mendimet.
“Jam në momentin që po sistemoj pak trurin tim. Ashtu siç hedhim rrobat e çrregullta mbi krevat, ashtu janë edhe mendimet e mia. Për momentin jam në fazë palosjeje. Gjëra të bukura do vijnë, edhe gjëra që nuk i kam bërë më përpara. Do eksperimentoj me veten. Unë jam shumë e kënaqur që publiku ka shumë kurreshtje për mua dhe kjo është arritja më e madhe”, u shpreh ndër të tjera moderatorja Roza Lati.