Aplikacion
Gazetarja shqiptare, Erisa Zykaj kundërshton kryeministrin Edi Rama, kur thotë se në 5 vitet e ardhshme shqptarët do të jenë pjesë e BE-së.
Zykaj thotë se është e pamundur që kapitujt e anëtarësimit të Shqipërisë të mbyllen kaq shpejt.
“Është ëndrra e një nate vere. Mjafton një shtet të thotë ‘jo nuk do i mbyllësh’. Është e pamundur. Mali i Zi ka që nga 2012-a, nga 33 kapituj ka mbyllur vetëm 6”, tha gazetarja duke theksuar se realiteti që Rama u thotë shqiptarëve nuk është realitet i Brukselit.

