zoom

Politikë

Gazetarja: Kurrë më kryeministri Rama nuk do të shkelë në Capitol

Janë të shumtë ata që pyesin se cilat do të jenë efektet e hetimit për ish -shefin e kundërzbulimi në FBI, për kryeministrin Rama.

Kreu i qeverisë tha se hetimi nuk kishte asnjë lidhje me të dhe u përpoq ta trajtonte si një amplifikim të opozitës shqiptare.

Por për gazetarët kjo është një lloj “non grata”, pasi kryeministri Rama nuk do të shkelë kurrë më në institucionet amerikane.

Gazetarja Aranita Brahaj thotë se janë 14 fakte që cojnë në zyrën e kryeministrit Rama.

“Kurre me Kryeministri nuk do te shkele ne Capitol Hill ! Dosja hetimore dhe Akt Akuza ne Washington eshte e ndryshme nga dosja Ruse ne New York.
Aktakuza e Washington mund te quhet : Dosja
Shqiptare ku nje ish agjent FBI hapi nje hetim difektoz problematik duke abuzuar me detyrën e tij. Hetim me prova te marra nga zyra e nje kryeministri ( pika 40 e aktakuzes) dhe me dëshmitar te servirur dhe paguar ne udhetim nga nje këshilltar po i kryeministrit.
14 fakte qe cojne ne zyren dhe tryezën e zotit Rama nuk kane lidhje me Ruset por me nje “hetim te shitur” me pasoja per politiken shqiptare dhe marrëdhëniet e dy vendeve”, shkruan gazetarja. /Zoom.al