zoom

Aktualitet

Rama konfirmon Berishën, identifikon “Personin A” dhe “Persona B” në dosjen e FBI

Kryeministri i vendit Edi Rama foli sot para gazetarëve për dy personat që dalin në hetimet ndaj Charles McGonigal-it, ish-drejtues i lartë i FBI-së, i arrestuar dhe nën hetim.

Në aktakuzë, ata referohen si “Personi A” dhe “Personi B”. Prej dy ditësh, Sali Berisha bëri me dije se ata janë Dorian Duçka dhe Agron Neza, përkatësisht Personi A (Agron Neza) dhe personi B (Dorian Duçka) .

Mediat fillimisht iu referuan Berishës lidhur me hetimet e kësaj dosjeje, ndërsa tanimë edhe Rama “huazoi” termat e ish-kryeministrit.

Kur u pyet nëse Agron Neza dhe Dorian Duçka kishin punuar me të, Rama tha:

Fola për zotin Agron, i cili e përsëris vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafajn, njerëz të nderuar pa diskutim, të cilin nuk e kam njohur më parë asnjëherë dhe me të cilin nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asgjë tjetër, por e kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë të FBI-së. Për sa i përket personit tjetër ka qenë zv.ministër i Energjetikës në koalicionin e vitit 2013 dhe pastaj për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesë.