zoom

Lajme

Gazetari i njohur amerikan: Sali Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon Departamenti i Shtetit

Gazetari i njohur amerikan: Sali Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon Departamenti i Shtetit

Gazetari amerikan Marc Caputo publikoi të martën në rrjetin social X një deklaratë që mund të sinjalizojë një ndryshim të rëndësishëm në qasjen amerikane ndaj kryetarit të Partië Demokratike, Sali Berisha. Sipas Caputo, Departamenti i Shtetit i ka konfirmuar se Berisha mund të udhëtojë në SHBA, pavarësisht shpalljes “non grata” në vitin 2021 për korrupsion madhor.

“Ne rutinisht japim përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA në përputhje me interesat tona kombëtare. Nuk do të lejojmë që marrëdhënia me Shqipërinë të mbahet peng nga vendime të politizuara të epokës Biden”, citohet nga Caputo një zyrtar i paidentifikuar.

Kjo deklaratë vjen në një moment kritik për politikën shqiptare dhe pason një raportim tjetër nga gazetari John McCormick, i cili përshkroi një mbrëmje në Tiranë ku një amerikan me lidhje me fushatat e Donald Trump ngjitej në skenë për të pyetur: “Kush është gati ta bëjë Shqipërinë të madhe sërish?”

Ky zhvillim, që vjen vetëm 3 ditë para zgjedhjeve, mund të shihet si sinjal i përfshirjes më aktive të qarqeve të afërta me republikanët amerikanë në politikën shqiptare dhe si një sfidë e hapur ndaj trashëgimisë diplomatike të administratës Biden në Ballkan. /Zoom.al

Postime të lidhura