Aplikacion
Departamenti i Shtetit ka konfirmuar zyrtarisht në një deklaratë për gazetarin e njohur amerikan, Marc Caputo se lideri demokrat, Sali Berisha mund të udhëtojë për në SHBA.
Në deklraratë thuhet se vendimi i administratës Biden-Blinken për Berishën ka qenë i politizuar.
Ndërkohë sot ka reaguar edhe kompania ‘Continental Strategy’, e angazhuar nga opozita shqiptare për mbrojtjen e kauzave të saj.
Një zëdhënëse e kompanisë tha për Associated Press se puna e tyre synon heqjen e non-gratave, që janë përdorur si armë politike edhe ndaj liderit demokrat.
Melissa Stone, zëdhënëse e kompanisë Continental, tha: “Puna jonë po financohet nga një biznesmen shqiptaro-amerikan dhe lider aktiv në diasporën shqiptaro-amerikane, i cili e do Amerikën dhe e do Shqipërinë.”
Kjo përfshin edhe përpjekjet për të hequr sanksionet ndaj Berishës, i cili është ndaluar të zhvillojë fushatë në SHBA, ku jeton një pjesë e madhe e shqiptarëve të diasporës.
“Si pjesë e punës sonë për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ne po kërkojmë aktivisht nga Administrata Trump të nisë një rishikim të plotë dhe të përmbysë përdorimin politik të nenit 7031(c) gjatë epokës Biden ndaj liderëve konservatorë, pro-amerikanë, përfshirë Presidentin Sali Berisha,” tha ajo në një deklaratë.
Rama “thumbon” protestuesit nga Porto Montenegro: Çuna, harrojeni të na kalojë topi