Aplikacion
Xherdan Shaqiri ka përjetuar një pritje emocionuese në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga tifozët e Kosovës.
Pritja që i është bërë sulmuesit gjilanas ka qenë e jashtëzakonshme me duartrokitje, ku edhe ai në disa raste është nga ka publiku dhe ka përshëndetur të pranishmit.
Por duket se pritja që i është bërë ka ngacmuar median zvicerane “Blick”.
“Para ndeshjes, Shaqiri mban dorën në zemër gjatë himnit kombëtar të Kosovës, më pas i jep fanellën e kombëtares një djali në karrocë dhe pozon për selfie. Ju vështirë se e shihni atë në fushë,”- nis shkrimi.
“Loja në Prishtinë është një lojë e madhe, sidomos për të. Nuk mund të ishte më emocionale. Është beteja e rëndë kundër Kosovës, kundër vendit të lindjes, atdheut të prindërve të tij. Por Shaqiri mbetet i zbehtë. Një goditje e dështuar pas nëntë minutash bëri rezultatin 2-1 – nuk kishte më shumë për të ardhur të shtunën në mbrëmje. Të paktën jo gjatë lojës”.
Shaqiri ka dhënë përgjigje se pse mbajti dorën në zemër gjatë himnit kombëtar të Kosovës.
“Të gjithë e dinë që kam lindur këtu, se i kam rrënjët këtu. E bëra këtë gjest për respekt për Kosovën,”- i tha ai gazetës “Blick” pas ndeshjes.
“Fitoi duartrokitje nga tribuna për gjestin e tij. Duartrokitje edhe më të mëdha pati kur u zëvendësua në minutën e 84-të. Ndoshta nga pala kosovare edhe pak për mirënjohje që nuk shkëlqeu në sport”.
“Veprimi i tij pas fishkëllimës së fundit ishte zemërthyes. Shaqiri i jep uniformën e kombëtares një adoleshenti me karrocë me rrota anash dhe e përqafon për një selfie,”- shkroi Blick. / Zoom.al