Aplikacion
Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, Gazment Bardhi ka reaguar me një mesazh falënderues dhe emocional për demokratët dhe mbështetësit e opozitës, duke shprehur zhgënjimin për rezultatin që sipas tij nuk reflekton vullnetin real të qytetarëve.
“Me zemër të thyer se zgjedhjet nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë që i besuan votën Partisë Demokratike,”- deklaron Bardhi.
Duke iu referuar situatës në qarkun e Fierit, ai akuzon qeverinë për përdorim të burimeve shtetërore dhe lidhje me krimin e organizuar.
“Ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin për të ruajtur pushtetin,”- thekson ai.
Në mesazhin e tij, Bardhi shpreh mirënjohje për të gjithë ata që u angazhuan në procesin zgjedhor, duke përfshirë strukturat e partisë, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit, të cilët i cilëson si “të palodhur”.
Ai mbyll deklaratën me një mesazh qendrese: “Ne do të qëndrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!”/ Zoom.al