zoom

Aktualitet

Gara për kreun e BKH/ SPAK propozon si drejtor Joni Ketën

Gara për kreun e BKH/ SPAK propozon si drejtor Joni Ketën

SPAK ka përzgjedhur Joni Ketën si kandidatin që propozon për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

Komisioni i SPAK-ut, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, ka votuar në favor të Ketës, i cili aktualisht mban detyrën e zëvendësdrejtorit të BKH-së dhe njëkohësisht është drejtues i komanduar i institucionit.

Në njoftimin zyrtar, SPAK bëri të ditur se vendimi u mor në prani të përfaqësuesve të ICITAP-it dhe Bashkimit Europian, duke ia kaluar rekomandimin përfundimtar Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KLP pritet të marrë vendimin final për emërimin në datën 2 dhjetor 2025.

Joni Keta është një nga hetuesit e parë të Byrosë dhe vitin e kaluar u përzgjodh fitues në garën për pozicionin e zëvendësdrejtorit, pas një procesi ku konkurruan shtatë kandidatë.

Nëse zgjidhet në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ai do të ketë një mandat 5-vjeçar./ Zoom.al

Postime të lidhura