zoom

Aktualitet

Joni Keta zgjidhet drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Joni Keta zgjidhet drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur sot drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Joni Keta është zyrtarisht drejtori i ri i BKH-së, me 11 vota pro dhe asnjë kundër.

Ai u propozua një javë më parë nga treshja e prokurorëve të SPAK për të marrë drejtimin e “FBI-së” shqiptare.

Në garë për postin e Drejtorit të BKH-së ishin shtatë kandidatë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Joni Keta ka një karrierë në fushën e zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe aktualisht është drejtues i komanduar i BKH-së, pasi Aida Hajnajt i ka përfunduar mandati.

Ai ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Pas shkrirjes së kësaj prokurorie dhe marrjen e kompetencave nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) Joni Keta garoi për t’u përfshirë në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Joni Keta është ndër oficerët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një vit më parë, në 2024, ai garoi bashkë me gjashtë kolegë të tjerë për të marrë postin e zëvendësit të ish-drejtueses së BKH-së, Aida Hajnaj./ Zoom.al

Postime të lidhura