zoom

Lajme

Futbolli në zi, vdes papritur në moshën 26-vjeçare portieri i njohur…

Futbolli në zi, vdes papritur në moshën 26-vjeçare portieri i njohur…

Një tragjedi shumë e madhe godet sërish botën e futbollit. Në mënyrë të papritur, në moshën 26-vjeçare ndërron jetë Matija Sarkic, portieri i Milleall në Angli dhe përfaqësueses së Malit të Zi.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi i Millwall, me anë të një komunikate për mediat.

Sarkic luajti 33 ndeshje për Millwall, ndërsa erdhi nga Wolverhampton në gusht të 2023.

Sarkic ishte pjesë edhe e përfaqësueses së Malit të Zi, madje ishte titullar në miqësoren e fundit kundër Belgjikës, e fituar nga “djajtë e kuq” me rezultatin 2-0.

Autoritetet nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve, teksa deri tani nuk jepen detaje për rrethanat dhe se çfarë ka ndodhur me lojtarin. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura