zoom

Sport

Tragjedi në Algjeri, aksidentohet autobusi i skuadrës së futbollit. Vdesin lojtari dhe zv/trajneri

Tragjedi në Algjeri, aksidentohet autobusi i skuadrës së futbollit. Vdesin lojtari dhe zv/trajneri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në futbollin e Algjerisë, me autobusin e një skuadre që është përfshirë në një aksident dhe i ka marrë jetën dy personave.

Siç bëjnë me dije autoritetet, portieri Zakaria Bouziani, 27 vjeç dhe ndihmëstrajneri, Khalid Muftah, pjesë e Muludia El Bajad, kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Gjithashtu bëhet me dije që dhe disa lojtarë të tjerë kanë ngelur të plagosur, teksa ende nuk ka asnjë informacion rreth gjendjes së tyre shëndetësore. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura