zoom

Lajme

Futbolli në zi, lojtari humb ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes dhe vdes në spital!

Futbolli në zi, lojtari humb ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes dhe vdes në spital!

Jo vetëm rasti i Dicka-s në ndeshjen Udineze-Roma, që i shpëtoi vdekjes në fushë për mrekulli, por një lajm tjetër, këtë herë i trishtë, vjen nga Italia.

Futbollisti 26-vjeçar Matia Giani ka ndërruar jetë në spital, pak pasi u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes kundër Lanciotto Campi, e vlefshme për kampionatin Eccellenza Toskana.

Ai u transportua në spitalin e Firences, në gjendje shumë të rëndë dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka arritur të mbijetojë.

26-vjeçari u rrit në nivelin e të rinjve mes Empolit dhe Pizës dhe ka luajtur për Kastelfiorentino që nga korriku i vitit 2022, kur iu bashkua atij ekipi nga Ponsako.

Vëllai i tij Elia është gjithashtu një futbollist dhe luan në Serinë C, për Fiorenzuola. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura