zoom

Lajme

Futbolli në zi/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti

Futbolli në zi/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti

Ish-futbollisti francez Thierry Steimetz ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin, njofton Unioni i Futbollistëve Profesionistë në Francë.

Steimetz, i lindur në Creutzwald, zhvilloi një karrierë të pasur në Francë, Luksemburg dhe Gjermani, duke marrë pjesë edhe në fazat kualifikuese të Champions League dhe Europa League. Ai ka luajtur për skuadra të njohura si Lens B, Metz dhe F91 Dudelange në Luksemburg

Gjatë karrierës së tij, Steimetz ka regjistruar afro 200 paraqitje, por në vitin 2017 u detyrua të tërhiqej nga futbolli pas amputimit të një këmbe për shkak të një tumori malinj. Pas mbylljes së karrierës aktive, ai u angazhua në trajnim dhe menaxhim futbolli në nivele amatore në Francë.

UNFP shprehu ngushëllime për familjen dhe të afërmit e tij./ Zoom.al

Postime të lidhura