zoom

Slider

Futbolli britanik në zi, shuhet legjenda e Manchester United

Mbretëri e Bashkuar vajton për Sir Bobby Charlton.

Ish-futbollisti i njohur i Manchester United dhe i kombëtares angleze, ka ndërruar jetë sot në moshën 87-vjeçare.

Charlton ishte një nga lojtarët që i mbijetoi tragjedisë së famshme të Mynihut në vitin 1958.

Gjatë karrierës së tij të gjatë ai ka fituar shumë trofe, por më i veçanti padiskutim është Champions League në vitin 1968 me “Djajtë e Kuq”.

Charlton ka veshur 758 herë fanellën e klubit të famshëm nga Old Trafford, ndërsa për Anglinë ka bërë 106 paraqitje dhe 49 gola. /zoom.al/