zoom

Lajme

Humb betejën me sëmundjen e rëndë, shuhet presidenti i klubit të njohur

Presidenti i AS Nancy-Lorraine, Nicolas Holveck, vdiq mëngjesin e kësaj të hëne, në moshën 52-vjeçare.

Holveck, i cili vuante nga kanceri, nuk ia doli dot të fitojë betejën më të rëndësishme, atë me jetën. Klubi francez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Me pikëllim të pamasë mësuam këtë mëngjes për vdekjen e presidentit tonë Nikolas Holveck. Ai luftoi deri në fund kundër sëmundjes dhe në emër të të gjithë kompanisë, nga aksionerët e deri te stafi, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij.

Do t’i bëhet një homazh në marrëveshje me familjen e tij”, shkruhet në postim. /ZOOM.AL/