zoom

Lajme

Ftesa 1 mld dollarë, mbi 60 liderë të botës u ftuan nga Trump në Bordin e Paqes

Ftesa 1 mld dollarë, mbi 60 liderë të botës u ftuan nga Trump në Bordin e Paqes

Rreth 60 liderë botërorë janë ftuar të bëhen pjesë e të ashtuquajturit Bordi i Paqes për Gazën (Gaza Board of Peace), një iniciativë e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump për rindërtimin e Gazës dhe vendosjen e një administrimi të ri pas konfliktit.

Mes liderëve të ftuar është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas mediave ndërkombëtare, vendet që synojnë një vend të përhershëm në këtë bord duhet të kontribuojnë financiarisht me të paktën 1 miliard dollarë.

Një draft-statuti parashikon që shtetet që paguajnë mbi këtë shumë në vitin e parë të kenë të drejtë të zgjasin mandatin përtej kufirit standard trevjeçar.

Bordi synon të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një strukture të re qeverisëse. Formalizimi i tij do të ndodhë vetëm pasi të paktën tre shtete të bien dakord për statutin themelues.

Mes figurave të përfshira ose të përmendura në këtë nismë janë Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special Steve Witkoff, Jared Kushner dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair. Po ashtu, ftesa u janë dërguar edhe liderëve si Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, Kryeministri argjentinas Javier Milei, si dhe drejtues të tjerë shtetesh nga Europa, Lindja e Mesme dhe Amerika Latine.

Zoom.al/

Postime të lidhura