Aplikacion
Partia Socialiste ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit ditën e enjte për të miratuar projektligjin që autorizon pranimin e Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes.
Në shkresën e dërguar Kuvendit, PS thekson rëndësinë strategjike të këtij hapi për vendin, duke e lidhur me angazhimin e Shqipërisë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Seanca plenare pritet të zhvillohet më 22 janar 2026, ora 10:00, ndërsa komisioni përgjegjës për shqyrtimin e projektligjit do të mblidhet në të njëjtën ditë, ora 11:00.
Rendi i ditës parashikon miratimin e projektvendimit për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar dhe më pas miratimin e vetë projektligjit.
Ndërkohë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë të ditur se deri në orën 16:40 të ditës së sotme nuk ka marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për zhvillimin e një seance plenare gjatë kësaj jave.
Partia Demokratike thekson se sipas pikës 3 të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës duhet të njoftohen për deputetët dhe publikun si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari