zoom

Slider

Frikë në Korçë! Ndërpritet për 15’ ndeshja, pasi një tifoz kishte nevojë për ndihmën e mjekve

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias u ndërpre për 15 minuta për shkak se një tifoz kishte nevojë për mjekët.

Në minutën e 67 të takimit, stafet mjekësore të dy ekipeve kanë vrapuar në drejtim të tifozëve të Skënderbeut, pasi një prej tifozëve të Skënderbeut kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Më pas ai u transportuar me autoambulancë në drejtim të spitalit dhe ende nuk dihet gjendja e tij.

Ndërkohë ekipet duhej të prisnin që autoambulanca të kthehej pasi dërgoi tifozin, dhe nuk mund të riniste loja.

Në minutën e 81, takimi vazhdoi normalisht, pasi ambulanca mbërriti në stadium. /zoom.al/