zoom

Slider

Frikë në Argjentinë, FIFA mund t’i heq trofeun e Kupës së Botës për shkak dopingu

Futbollisti Papu Gomez e mbylli karrierën në mënyrë të papritur, pasi doli pozitiv për doping, por tani mund të penalizohet edhe Atgjentina.

Gomez pretendon se problemi lindi pas marrjes së shurupit për të trajtuar dhimbjen e fytit dhe se ai ka prova që djali i tij e përdori më herët, por kjo nuk e shpëtoi atë nga një pezullim dy vjeçar.

Kjo situatë i shqetësoi njerëzit e Argjentinës sepse gjithçka ndodhi para finales së Kupës së Botës në Katar në fund të vitit të kaluar.

Sipas rregullores së FIFA-s, nëse dy ose më shumë lojtarë rezultojnë pozitivë për doping, fitorja do të zhvlerësohet.

Tani në Argjentinë janë në frikë dhe pyesin nëse ndonjë futbollist tjetër e ka marrë shurupin e përmendur përveç Gomez-it, dmth nëse ka marrë disa substanca të tjera ilegale.

Papu Gomez nuk luajti në asnjë miqësore pas Katarit 2022 ose në katër ndeshjet kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. /zoom.al/