zoom

Të gjitha

FOTOgrafohen bashkë! Beniada dhe vëllai i Arbër Hajdarit, në lidhje dashurie

FOTOgrafohen bashkë! Beniada dhe vëllai i Arbër Hajdarit, në lidhje dashurie

Beniada Nishani, modelja që u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë eksperiencës së saj në Big Brother Vip, po jeton një histori dashurie me vëllanë e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari.

Modelja dhe futbollisti duket se janë njohur bashkë në programin ku ajo u bë pjesë pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Procesi sportiv”.

Në rrjet po qarkullon një fotografi e çiftit, ku ata shfaqen për herë të parë në një dalje publike bashkë,  premierën e filmit “Sofia”, me regjisor Eduart Grishajn.


Duhet thënë se modelja ishte e ftuar edhe në dasmën e Arbrit dhe Vlerës. Pak muaj më parë, Arbri ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” përballë vëllait të tij, ku Ed Manushi e pyeti në lidhje me të vëllanë.


Ai i tha nëse vë re ndonjë ndryshim te Blerti gjatë kësaj periudhe, ndërsa Arbri u përgjigj shkurt “Mirë më duket”, duke shkaktuar të qeshura në studio./ Zoom.al