Aplikacion
Një vatër zjarri ka shpërthyer në banesën e re, që është në ndërtim e sipër, të Julian Nagelsmann, trajnerit të kombëtares gjermane.
Tekniku i kombëtares së “pancerave” bleu në komunën e Fieberbrunn (rrethi Kitzbuhel) një pronë me sipërfaqe rreth 1000 metra katrorë, për të cilën shpenzoi 1.75 milionë euro.

Sipas zjarrfikësve, ka pasur një zjarr të shkaktuar nga një bombul e vogël gazi gjatë punimeve me. Duke qenë se nuk dihej nëse ishte një bombol e mbushur me gaz acetileni apo propan, pesë “shtëpitë në zonën e rrezikut dhe kantieri, me gjithsej 15 persona, u evakuuan”.

Dëmet cilësohen të konsiderueshme, teksa hetimet e autoriteteve janë ende në proces. /ZOOM.AL/
Ish kreu i bashkisë Prishtinë, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg