Aplikacion
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka ndodhen në Slloveni, për një vizitë dyditore në Bled, për Strategic Forum, sa i takon të ardhmes së Evropës.
Në nisje të forumit ra në sy mënyra se si e priti kryeministri hungarez Ramën. Ai u përul para tij, me një veprim që duket më shumë ironik sesa shenjë respekti.
Së fundmi kryeministri ka postuar një foto ku shihet i veshur me kostum nën shoqërinë e kryeministrit slloven, Janez Jansa teksa shihen duhe biseduar.
Postimi i Ramës:
“Bled, Slloveni – Në Bled Strategic Forum për të ardhmen e Europës” shkruan Rama në postimin e tij.
Ndërkohë presidenti Vuçiç ka postuar një foto në Facebook dhe Instagram me Ramën dhe Zaevin. Rama duket se ka hezituar ta postojë për të shmangur kritikat.

Policia, 2.4 milionë euro për qendrën biometrike që do të lidhë fytyrën, gjurmët dhe dokumentet

