Aplikacion
Florjan Binaj është kandidati i pavarur që do të mbështesë opozita për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës.
Lajmin e bëri të ditur kreu demokrat Sali Berisha pas mbledhjes së PD-së, i cili theksoi se kandidatura e tij do t’iu paraqitet aleatëve për ta mbështetur në këto zgjedhje.
Sali Berisha: Një personalitet me reputacion të gjerë, tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar qytetarët e Tiranës.
Florjan Binaj është nga ata artistë që konsideron kauzat qytetare si kauza të tij dhe të gjithë ju jeni dëshmitarë të betejave që ka bërë së bashku me të tjerët në mbrojtje të këtyre kauzave.
Ftoj aleatët dhe qytetarët që ta mbështeshin këtë kandidaturë, si kandidaturë që i bën nder çdo qytetari./ Zoom.al