zoom

Aktualitet

Festat e fundvitit, dyndje emigrantësh dhe fluks mjetesh në Kapshticë dhe Qafë-Thanë

Festat e fundvitit kthejnë shumë emigrantë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5518 shtetas dhe kanë dalë 2185 të tjerë, kurse në Qafë-Thanë hynë 2145 shtetas dhe kanë dalë 2512.

Sot (e shtunë 23 dhjetor) dhe të dielën, pritet fluks sidomos në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës.

Për të përballuar fluksin pala shqiptare ka punuar me 4 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje. Numri i sporteleve alternohet në varësi të fluksit. /ZOOM.AL/