Aplikacion
Djaloshi shqiptar, që çuditërisht nuk është pikasur nga FSHF dhe trajnerët kuqezinj, do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se të shkruajë kontratën 3-vjeçare. Janë pikërisht kolegët e “SemperInter.com”, ata që e raportojnë këtë lajm. Zefi konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj në Europë, me Manchester City, Manchester United dhe PSV Eindhoven të interesuar në të kaluarën për shërbimet e tij.
Prindërit e Zefit janë shqiptarë, por vetë ka lindur në Irlandë. Ai shënoi dy herë kundër U-15 të Anglisë, në fitoren 3-1 për irlandezët, në dhjetor 2019. Pra, për momentin, Zefi përfaqëson moshat e vendit ku jeton, por kjo nuk e pengon të ndryshojë mendje dhe të kalojë me kombëtaren e madhe kuqezi. Mbetet në dorën e FSHF-së që të vendosë kontaktet me të, sepse tërë këto klube nuk e kanë kërkuar kot, as Interi nuk ka gabuar që i ofron kontratë 3-vjeçare.
Si do të votonin qytetarët në Kosovë nëse do të kishte zgjedhje sot? Rritet pakënaqësia për Kurtin