zoom

Slider

Europol e nxjerr me foto dhe emër, kush është shqiptari që Luksemburgu e futi në listën e zezë

Europol dhe Rrjeti Evropian i Ekipeve Aktive të Kërkimit të Arratisur (Enfast) më 29 shtator publikuan katër persona më të rrezikshëm që janë shpallur në kërkim për krime në Luksemburg. Më shumë se 50 të arratisur të lidhur me grupet e krimit të organizuar i janë shtuar listës, por 4 të lartpërmendurit janë më të rrezikshmit, mes tyre edhe një shqiptar.

Sipas Policisë së Luksenburgut, Edinjo Pulti, ka përdorur një thikë për të goditur disa herë dy burra më 2 gusht 2020 në Petange, duke plagosur rëndë njërin prej tyre. Më 20 shkurt mësohet se është lokalizuar për herë të fundit në një lokal në Shkodër të Shqipërisë, por deri më tani nga pala shqiptare nuk ka pasur sinjalizim se është ndërmarrë ndonjë aksion për kapjen e tij.

Në gusht të këtij viti, Edinjo Pulti, i dyshuar për një tentativë vrasjeje dhe i kërkuar në mbarë botën, shpall pafajësinë e tij në një email drejtuar Luxemburger Wort. Ai pretendon se nuk është vrasës dhe nuk ka pasur kurrë armë, por se shtypi i ka përhapur të gjitha akuzat e rreme ndaj tij. Ndaj dhe ka dhënë versionin e tij të historisë me një email.