Aplikacion
Korrupsioni, pasiguria për investitorët e huaj, dhënia e pasurive publike kompanive që nuk dihet se kush fshihet pas tyre, ndërtimet në zonat e mbrojtura apo cilësia e dobët në arsim ishin shqetësimet kryesore për Eurodeputetët.
Thomas Waitz , eurodeputet austriak, kërkoi që qeveria të bëjë kujdes veçanërisht tek investimet strategjike, si portet dhe aeroportet, të cilat qeveria shqiptare i ka dhënë të gjitha me koncesion.
Thomas Waitz: Shqipëria duhet të jetë mikpritëse ndaj investimeve të huaja. Dhe këtu duhet të shohim edhe se nga vijnë këto investime. Po ju jap një shembull. Tek Aeroporti i Vjenës, një vit ne hetuam pronarët faktik, sepse ky investim ka ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. JKur vjen puna tek investimet strategjike, porte, aerporte, duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të parë se kujt ia besoni ato. Bizneset austriake më thonë që kanë shumë pasiguri për investimet në Shqipëri dhe se nuk kanë ndërmend të investojnë, pasi nevojitet siguri ligjore dhe duhet rregulluar situata e prokurimeve publike. Për aeroportin e Vlorës, unë u mundova të bind partnerët shqiptarë që të zgjidhnin një vendndodhje tjetër, në mënyrë që të ruhej parku kombëtar i Karavastasë, pasi është shumë e rëndësishme.
Italiani Antonio Di Caro kërkoi që të bëhet kujdes me lejet mjedisin dhe dhënien e lejeve të ndërtimit në zonat e mbrojtura.
Antonio di Caro: Duhet të shikoni lejet e ndërtimit që po jepen në zonat natyrore. Duhet kujdeseni për këto zona. Nuk mund të ketë lanfille dhe inceneratorë në zonat e mbrojtura. Duhet të beni planifikime të kujdeshme nëse doni të ruani mjedisin dhe të zhvilloni turizmin.
Giorgio Gori, po nga Italia, ngriti shqetësimin për korrupsionin, arsimin dhe largimin masiv të shqiptarëve.
Giorgio Gori: Çështja e korrupsionit në Shqipëri është shumë serioze. Është një çështje aktuale. Cilësia e arsimit është kyçe për të përmirësuar konkurrueshmërinë e vendit. Shqipëria, bashkë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, kanë cilësinë më të ulët për trajtimin dhe shërbimet. Emigracioni është problem. Shqipëria ka nivelin më të lartë të emigracionit, me 1.7 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, ose 1/3 qe jetojnë në diasporë, që në raport me popullsinë përbën një prej diasporave më të mëdha në botë. Kjo çështje kërkon angazhim qeveritar.
Shqetësimet vijnë një ditë para publikimit të Progress-Raportit të Komsionit Europian për Shqipërinë. Zoom.al e ka parë draftin, në të cilin flitet me shqetësim për çështjen e korrupsionit. Një tjetër shqetësim është liria e shprehjes, ku Shqipëria thuhet se nuk ka bërë “asnjë progres”. /Zoom.al
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”