zoom

Lajme

Berisha del nga SPAK si i pandehur: Aty brenda ishin milionat e inceneratorëve dhe Alabbarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga ambientet e SPAK pas gati 30 minuta brenda godinës, ku iu komunikua akuza për korrupsion në bashkëpunim për çështjen Partizani.

Sali Berisha deklaroi se është “i pandehur” për ato që i konsideroi “500 faqe me mashtrime, mashtrime dhe mashtrime”.

Para mediave, Berisha deklaroi: “Dy gjëra: deklarova se kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi. E dyta, vizitova pjesën muzeale të “SKAPI”-it, ku gjendej ora 400 600 euro me diamante dhuratë e Edi Ramës, gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjet që nuk i bëri; gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Sule Çelës; gjendeshin horra që shkojna nga gjykatësi në gjykatës duke i bërë forma të neveritshme presioni për t’i mbajtur peng ata; gjendeshin dokumentat nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra që i ruante Dumani në kasafortë; gjendeshin 300 milionë euro të sterilizatorëve të Ramës e Beqajt; gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit; gjendeshin 4 miliardë euro të Ramës dhe Al Alabarit… Kjo është pra organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë”.