Aplikacion
“Dy fjalë për qytetarët e qytetaret e pranishëm këtu, sot iu paraqes atyre zotimin solem se Edi Rama jo që nuk do të marrë dot në këtë mënyrë mandat të katërt, por shumë shpejt do ta lëshojmë atë me pjesën e trupit që ka më qejf në tokë. Prokuroria politike private e Ramës, SPAK, bazuar në kallëzimin e rremë të kreut të grupit parlamentar të PS, dhe ish-minsitrit të Brendshëm, Taulant Balla, ka hetuar Berishën në tre breza gjer te mbesat e tij e që prej kohës kur ato nuk kishin lindur ende”, tha ai.
Berisha shtoi se njëkohësisht është hetuar edhe aktiviteti i Partisë Demokratike nën udhëheqjen e tij, ndërsa e cilësoi masën e arrestit ndaj tij si të pabazuar në ligj e fakte. Sipas tij, arresti ndaj tij është politik dhe urdhër të kryeministrit Rama.
“Me urdhër politik, mercenarët e prokurorisë politike të Ramës, mbajnë në arrest liderin e opozitës prej 255 ditësh, pa asnjë bazë, por me dëshirën e Edi Ramës, me kërkesën publike dhe jopublike të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si Mc Gonigal dhe të tjerë. SPAK, më dosjen Partizani krijoi një piramidë mashtrimi, kreu shkelje kushtetuese të përsëritura dhe la në burg të paligjshëm Sali Berishën, me qëllim për t’i shërbyer Ramës. Nga ky hetim që zgjati 4 vite, sa një luftë botërore, nuk zbuloi asnjë shkelje.”
Ish-kryeministri u prit me brohorima nga mbështetësit e tij para SPAK.