zoom

Ekonomi

Euro e mbyll javën me jeshile forcohet me 2 pikë ndaj lekut. Sa këmbehen monedhat e tjera

Euro e mbyll javën me jeshile forcohet me 2 pikë ndaj lekut. Sa këmbehen monedhat e tjera

Monedhat e huaja janë rikuperuar përsëri ndaj lekut duke fituar deri në një pikë brenda natës.

Monedha europiane euro do të blihet me 104 lekë dhe do të shitet me 106.6 lekë, ndërsa franga zvicerane do të blihet me 108 lekë dhe do të shitet me 111.1 lekë.

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 94.3 lekë dhe do të shitet me 97.1 lekë.

Ndërkohë paundi britanik do të blihet me 119.8 lekë dhe do të shitet me 123.1 lekë.

Forcimi i valutave vjen si pasojë e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në treg duke blerë miliona euro.