Aplikacion
Floresha Prengu, një 35-vjeçare shqiptare, e cila rezultonte e zhdukur që prej 22 tetorit të vitit të kaluar, është gjetur e pajetë në qytetin e Trentos, Itali.
Sipas mediave italiane, trupi i saj u zbulua rreth 40 kilometra larg shtëpisë së saj, përgjatë lumit Adige. Identifikimi u bë nga familjarët, të cilët deri në momentin e fundit shpresonin për një rezultat tjetër.
Autoritetet kishin organizuar një kërkim të gjerë për gjetjen e saj, duke përfshirë patrulla përgjatë lumit, zjarrfikës vullnetarë dhe kontrolle ajrore me helikopter, por asnjëra prej këtyre përpjekjeve nuk dha rezultat. Kërkimi u shtri edhe përtej kufijve të Trentinos, por fatkeqësisht, nëna e dy vajzave u gjet e pajetë pranë banesës së saj.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta që çuan në këtë ngjarje.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit