zoom

Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Një burrë gjendet i pajetë në shtëpi

E rëndë në Tiranë/ Një burrë gjendet i pajetë në shtëpi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Tiranë, ku një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në zonën e Zhurjes.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasi me inicialet S. B., është konstatuar i pajetë brenda banesës, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të ketë konsumuar një lëndë helmuese. Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale, si dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Policia bën me dije se hetimet janë në vijim, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e humbjes së jetës së 65-vjeçarit./ Zoom.al

Postime të lidhura