zoom

Aktualitet

EMRI/ Arrestohet i riu që furnizonte kriminelët me ekploziv në Durrës

EMRI/ Arrestohet i riu që furnizonte kriminelët me ekploziv në Durrës

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të enjte në qytetin e Durrësit, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në sigurimin e lëndëve plasëse për një ngjarje kriminale.

Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë shtetasi Kristjan Lica, i cili akuzohet se ka furnizuar me eksploziv një grup kriminal që po planifikonte një sulm.

Rasti është ende nën hetim nga autoritetet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe personat e tjerë të përfshirë.

Ndaj 34-vjeçarit ishte vendosur më herët masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit, çka çoi në shpalljen e tij në kërkim nga policia.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me objektivin e atentatit të dyshuar, motivet apo identitetin e bashkëpunëtorëve të mundshëm në këtë ngjarje./ Zoom.al

Postime të lidhura