zoom

Lajme

EMRAT/ Zbulohen kandidatët potencialë për deputetë të Ramës në 12 qarqet e vendit

EMRAT/ Zbulohen kandidatët potencialë për deputetë të Ramës në 12 qarqet e vendit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi 3 ditë takime me drejtuesit politik të Partisë Socialiste lidhur me emrat që do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të kësaj force politike, por asnjë detaj është bërë publik, teksa pritet që ai të zbulojë vendimet në Kryesi, e cila zhvillohet të mërkurën.

Ndërkohë janë publikuar edhe emrat potencialë në çdo qark për kandidatë, ndërsa ende nuk dihet kush do të jetë në listën e mbyllur dhe atë të hapur në zgjedhjet e 11 Majit, teksa Rama paralajmëroi se asnjë deputet mashkull s’do jetë pjesë e listës së sigurtë.

Gjithsesi emrat e publikuar mund të bëjnë ndryshime prej Edi Ramës, deri në mbledhjen e Kryesisë, dy ditë më vonë.

Ne qarkun Tiranë, ku dalin 37 deputete, pritet të kandidojë vetë Edi Rama, i shoqëruar nga një numër i madh ministrash dhe nga vetë kryetarja e parlamentit. Megjithëkëtë, bie në sy edhe kandidimi i të rinjve, si Helena Kaçe, apo Zerina Brucit, koordinatore për diasporën.

Në qarkun, Fier, Belinda Balluku pritet të kandidojë vetëm një deputete aktuale, Antoneta Dhimën, dhe pjesa tjetër përbëhet nga zëvendësministra dhe drejtorë të saj në Ministri.

Në Korçë, Niko Peleshi parashikohet të bëjë vetëm pak ndryshime, por gjithsesi duke përfshirë edhe ai në listë emra të rinj, të politikës lokale.

Shkodra e drejtuar nga Benet Beci, pritet t’i rezervojë një vend Agron Çelës, i cili braktisi LSI-në, për PS-në. Por kësaj radhe, pritet që ai të kandidojë të bijën.  Oferta paraprake e Shkodrës përbëhet nga njerëz lokalë, prefektja apo nënkryetari i Bashkisë.

Në Vlorë, Bledar Çuçi forcon radhët me 2 ministra në listë, si dhe me kujdesin për të pasur përfaqësim të komunitetit greke dhe çam.

Në Lezhë, Ulsi Manja pritet të jetë në listë të mbyllur bashkë me Ermal Pacajn, ndërsa lista e hapur do të përfaqësojë Mirditën, Lezhën e Kurbinin.

Në Elbasan, drejtuesi politik Arbian Mazniku rinovon 2 ose 3 mandate aktuale, si Evis Kushi apo Saimir Hasalla, si dhe pritet për tu parë nëse Taulant Balla do të jetë në Tiranë apo në qarkun e tij të origjinës.

Lista e qarkut Durrës ngelet më e paqarta deri më tani, me pak emra të diskutuar, dhe me pritshmëri të larta për të rikandiduar vetëm Klodiana Spahiun dhe Milva Ekonomin.

Mundësitë e PS në Kukës, rrotullohen vetëm rreth Eduard Shalsit, i cili gjithsesi do të kandidojë edhe 3 emra të tjerë.

Në Dibër, Bledi Klosi pritet të fusë në garë edhe Agron Malajn, kryebashkiakun aktual të Matit.

E njëjta tezë diskutohet edhe për Ervin Demon në Berat, i cili si kryetar bashkie, mban edhe peshën e shefit politik të qarkut.

Edhe në Gjirokastër, Mirela Kumbaro planifikon të kandidojë një kryetar bashkie për të forcuar radhët e parlamentit. Tërmet Peçi është përfshirë në testimet paraprake si kandidat për deputet.

Emrat që përfliten si kandidatë në 12 qarqet:

-Tiranë

Edi Rama

Ogerta Manastirliu

Elisa Spiropali

Ervin Hoxhaj

Adea Pirdeni

Lindita Nikolla

Olta Xhacka

Albana Koçiu

Igli Hasani

Blendi Gonxhe

Erion Braçe

Etilda Gjonaj

Fatmir Xhafaj

Ermonela Felaj

Xhemal Qefalia

Toni Gogu

Ornaldo Rakipin

Pandeli Majko

Helena Kaçe

Zerina Bruci

-Fier

Belinda Balluku

Ceno Klosi

Kristo Papa

Petrit Malaj

Antoneta Dhima

Hanit Bonati

Arjan Faso

Ami Kozeli

-Korçë

Niko Peleshi

Eslemvera Zake

Ilir Pendavinji

Ilir Topi

Bledi Çomo

Arjan Jaupllari

Besa Spaho

Nertil Jole

Anastasia Zaimit

-Shkodër

Xhejms Çela

Onid Bejleri

Majlinda Angoni

Enertil Canaj

Ndriçim Sterkaj

Anila Gjyrezi

Besmir Lesha

Frrok Gjini

-Vlorë

Bledar Çuçi

Anila Denaj

Pirro Vëngu

Plator Nesturi

Ardit Bido

Vasil Llajo

Vullnet Sinaj

-Lezhë

Ulsi Manja

Ermal Pacaj

Pranvera Skana

Admir Kadeli

Marjeta Nela

-Elbasan

Arbian Mazniku

Evis Kushi

Bora Muzhaqi

Ermira Urupi

Taulant Balla

Saimir Hasalla

Adi Qose

Shkëlqim Bullari

Desantila Tahiraj

Ela Toçka

Gert Durda

Durrës

Luan Zaza

Etleva Budini

Klodiana Spahiu

Milva Ekonomi

Edmond Stojku

-Kukës

Eduard Shalsi

-Dibër

Bledi Klosi

Agron Malaj

-Berat

Ervin Demo

Juliana Memaj

Klajdi Qama

Gjirokastër

Mirela Kumbaro

Tërmet Peçi

Alda Zholi

Pirro Dhima

Edjon Maliqi

Postime të lidhura