Aplikacion
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Dibër, Denisa Vata ka postuar në faqen e saj në Facebook një denoncim nga fshati Lis i Matit, ku mjetet e bashkisë po punojnë në investime elektorale.
Sipas Vatës, vëllai i Agron Malajt, ish-drejtues i Bashkisë Mat dhe tashmë kandidat i PS-së për deputet, po ndërton aty një HEC.
Në videon e publikuar, Denisa Vata tregon dhe një ndërtesë banimi që e quan “sarajet” e Agron Malajt në fshatin Lis dhe shtron pyetjen se ku i mori paratë Malaj dhe vëllai i tij për këto ndërtime.
“Po hapet traseja e një rrugë, atje ku vëllai i Agron Malajt po ndërton një HEC”.
“I bëj thirrje Task Forcës së hetimit të krimit zgjedhor, thotë Vata, që të hetojë këto punime që po bëhen për përfitime elektorale”.Këto janë krime elektorale. Agron Malaj kandidati i Ramës deri dje kreu i bashkisë duhej të ishte ne burg sot”, thotë kandidatja e opozitës.

