zoom

Lajme

Rama paralajmëron socialistët: Asnjë deputet s’do të jetë në listën e mbyllur! Kush s’është dakord të njoftojë

Rama paralajmëron socialistët: Asnjë deputet s’do të jetë në listën e mbyllur! Kush s’është dakord të njoftojë

Kreu i PS-së, Edi Rama ka njoftuar se asnjë deputet i PS-së nuk do të jetë pjesë e listës së mbyllur, dule u shprehur se lufta në terren në zgjedhjet e 11 Majit i përket atyre që kanë më shumë eksperiencë.

Rama deklaroi në mbledhjen e Grupit se kushdo nga deputetët aktualë nuk është dakord me vendimin duhet të njoftojë drejtuesit politikë.

Ndërkohë ai shtoi se drejtuesit politik do të jenë pjesë e listës së mbyllur pasi sipas tij gara nuk do të ishte e barabartë.

Kryeministri theksoi se nëse ata do të ishin në listën e hapur do të çorodiste të gjithë procesin dhe se drejtuesit politik do të ishin të fokusuar për të marrë vota për vete.

Edi Rama: Nuk kemi përmbyllur akoma të gjithë procesin që do të përmbyllet në Kryesinë e PS-së, por ajo që dua të ndaj me ju “cilido dhe cilado prej jush që nuk pranon të jetë në listën e hapur, duhet tia bëj me dije drejtuesit apo drejtueses politik” parimi i listës së re do të jetë “asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë edhe një mandate nga PS nuk do të jetë në listën e mbyllur, është e drejta e kujto që nuk dëshiron të jetë në listën e hapur që të na thotë, por të na e thotë përpara që më vonë të mos na thotë nuk shkoj.

Luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe PS-së të parët. Në listën e hapur do të ketë plot të rinj dhe të reja.

E dyta, kam thënë që drejtuesit politik do të jetë në listën e hapur, por kjo do të çorodiste të gjithë procesin sepse nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë dhe nga ana tjetër nuk do të garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik të ndeshjes nga ana jonë pasi drejtuesit politik do të ishin të fokusuar për të marrë vota për vete dhe me një status më të veçantë do të krijonin pabarazi vetvetiu dhe do të çorientohej e gjithë skuadra. Ndërkohë që skuadrat e qarqeve duhet të jenë super kompakte dhe duhet të kenë drejtim politik.

Dhe drejtuesit politikë do të garantojnë që të gjithë deputetet dhe deputetët që janë në garë të kenë një hapësirë të barabartë. Asnjë drejtues politik natyrisht nuk besoj kurrë që mund të futet në preferenca se për kë duhet të votojnë anëtarët e PS dhe qytetarët. Kjo është e padiskutueshme.

Postime të lidhura