Aplikacion
Në listën e pasurive të sekuestruara në kuadër të operacionit antidrogë në Durrës, janë edhe disa nga bar-restorantet më të njohura të qytetit dhe jo vetëm.
Portside, një nga baret më të hershme dhe të suksesshme të Durrësit, në pronësi të Ervin Doçit, njohur me nofkën Visi i Pojës, është sekuestruar me dyshimet se është shfrytëzuar për aktivitetin kriminal të grupit.

Një tjetër lokal nën sekuestro është “Marquess” që operon pak metra larg “Portside” në zonën e Currilave, pronar Ervin Zeqirin.

Nën sekuestro janë vendosur edhe “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.
Nexhmedin Danaj është vëllai i Sadrit Danaj, ish-kryetar i Qarkut të Vlorës, i akuzuar nga PD-ja si i inkriminuar, i arrestuar se rrëmbeu vajzën e një biznesmeni në Siçili, në vitin 2000.
Gjithsesi sekuestrimi nuk do të thotë ndalimi i aktivitetit të këtyre subjekteve, por i heq pronarëve të drejtën e kalimit të pronësisë apo shitjes, duke “fshehur” lidhjet me subjektet./Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit