Aplikacion
Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i zhvilluar mbrëmjen e kaluar nga Policia në zonën e Shkozetit.
‘Syri’ raporton se një nga personat e arrestuar është Erald Mustafa, i njohur si pjesë e grupit kriminal të njohur si “Grupi i Rrumit të Shijakut”.
Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, organizoi rrëmbimin e dy vëllezërve Beqiraj në autostradës Tiranë-Durrës, pasi këta të fundit po planifikonin ta vrisinin.
Mustafa u kap në flagrancë teksa lëvizte me armë zjarri me vete në rrugët e Durrësit, duke rritur dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari të paligjshme dhe të dhunshme.
Ai konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë dhe me precedentë të mëparshëm penalë.
Po ashtu, gjatë këtij operacioni u shoqërua edhe Arbi Haxhiu, një tjetër emër i njohur për Policinë dhe me lidhje të dyshuara me grupet kriminale që veprojnë në Durrës dhe rrethina.
Të dy personat janë arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të verifikuar aktivitetin e tyre kriminal si dhe lidhjet me grupet e strukturuara./Zoom.al