zoom

Aktualitet

EMRAT/ Bllokohet spitali privat në Tiranë, nuk deklaroi 1 mln euro fitime dhe përdorte ilaçe të ndaluara! Në pranga administratori, në kërkim 2 aksionerët

EMRAT/ Bllokohet spitali privat në Tiranë, nuk deklaroi 1 mln euro fitime dhe përdorte ilaçe të ndaluara! Në pranga administratori, në kërkim 2 aksionerët

Një spital privat është bllokuar në Tiranë, pasi nuk deklaroi 1 mln € fitime për 1 vit, 2024-2025.

Nga hetimet dhe kontrollet rezultoi gjithashtu se shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim dhe punonin shtetas të pasiguruar.

Në operacionin “Bilanci”, u arrestua administratori i spitalit, Edmond Zaja, 62 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim bashkëaksionerët; shtetasi turk Bilal Kara, 45 vjeç, dhe Geriana Arapi, 32 vjeçe.

Sekuestrohen 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike.

Njoftimi i policisë:

Gjatë operacionit “Bilanci”, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit, shtetasin E. Z., 62 vjeç, si dhe shpallën në kërkim bashkaksionerët e subjektit, shtetasin turk B. K., 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare G. A., 32 vjeçe.

Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas.

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për provimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura