zoom

Aktualitet

Nga masakrimi i pacientëve tek evazioni fiskal, prapaskenat e spitalit privat që u bllokua sot në Tiranë (video)

Nga masakrimi i pacientëve tek evazioni fiskal, prapaskenat e spitalit privat që u bllokua sot në Tiranë (video)

Spitali “Internacional Medical Care Hospital”, ish- “Sante Plus”, pranë Zogut të Zi është bllokuar sot pas një operacioni policor që gjeti evazion fiskal miliona euro dhe përdorim të medikamenteve kontrabandë dhe të skaduara.

Si pasojë u arrestua administratori Edmond Zaja dhe janë shpallur në kërkim dy aksionerët, Gerjana Arapi dhe Bilal Kara, shtetas turk.

Kjo nuk është hera e parë që spitalit i ndalohet aktiviteti. 3 vite më parë kur spitali operonte nën emrin “Sante Plus” u mbyll nga inspektoriati shëndetësor për shkak të keqtrajtimit të pacientëve deri në rrezik për jetën. Pacientët bënë publike eksperiencat çnjerëzore në spitalin “Santa Plus”, përfshirë rastin e një pacienti të cilit vida e implantit dentar i kishte devijuar në hundë.

Një tjetër qytetar denoncoi se ishte dhunuar nga mjekët brenda këtij spitali.

Nuk vonoi shumë dhe spitali u rikthye në funksion, por me një tjetër emër duke u bërë sërish burim rreziku për qytetarët shqiptarë./Zoom.al

Postime të lidhura