Aplikacion
Armando Duka njoftoi mbrëmë se do të kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku ai mbetet kandidati kryesor.

“Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër”, tha Duka në një postim në rrjetet sociale.
Pak orë parpara kësaj deklarate, një njoftim se Gjykata e Tiranës kishte vendosur pezullimin e Armando Dukës si president të FSHF-së u shpërnda nga burime të panjohura. Gjykata e konfirmoi lajmin, por nuk e mori përsipër autorësinë e shpërndarjes së tij.
Dy zhvillimet nuk kanë lidhje, por pas tyre fshihet diçka tjetër.
Zoom.al mësoi nga burime konfidenciale se me shtyrjen e zgjedhjeve, Armando Duka i ka plotësuar një kërkesë kryeministrit Edi Rama.

“Kjo kërkesë,- i thanë burimet e mësipërme Zoom.al, – i është bërë Dukës personalisht nga Rama.”
Zoom.al mësoi se kryeministri Rama dhe presidenti i FSHF-së, Duka janë takuar këto ditë kokë më kokë për të biseduar për situatën e krijuar në FSHF, pas dështimit të Erion Veliajt për ta mundur Dukën në fushatën për zgjedhjen e presidentit të Federatës.

Veliaj ishte futur në këtë fushatë me kërkesë të Ramës, pasi ai besonte se ishte njeriu i duhur “për ta shkatërruar Dukën”. Por në pak ditë, FSHF e gjunjëzoi Veliajn, fillimisht duke i publikuar disa përgjime ku ai fliste për veten si një njeri me “b*le hekuri”, që do ta largonte Dukën nga FSHF e më pas duke sjellë ne Tiranë kreun e UEFA-s, i cili i kërkoi në mënyrë eksplicite Edi Ramës që politika të mos përfshihej në zgjedhjet e Federatës.

“Pasi pa ushtarin e vet të shndërrohej në një ‘b*le pambuk’, Edi Rama e mori vetë situatën në dorë”, – u shpreh burimi i Zoom.al. “Mund të jetë që Rama e shiti Veliajn dhe i premtoi Dukës se nuk do të ndërhyjë më, duke i hapur rrugë rizgjedhjes së tij. Por meqë e futi vetë Veliaj në këtë lojë, duket se angazhimi personal i Ramës ka për qëllim edhe t’i shpëtojë atij fytyrën”.
Kërkesa për shtyrjen e datës së zgjedhjeve duket si kohë që i jepet Veliajt për të gjetur një rrugëdalje.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës e ndali sulmin publik ndaj Dukës pas ndërhyrjes së UEFA-s.
Veliaj dhe mbështetësit e tij e kanë paditur Dukën dhe disa drejtues të tjerë të Federatës për manipulim të zgjedhjeve për kryetarët e disa shoqatave të Futbollit. FSHF thotë se për çdo pretendim përsa u përket zgjedhjeve, shoqatat e futbollit duhet t’i drejtohen gjykatës sportive, CAS.
Por prokuroria po heton për shpërdorim detyre dhe falsifikim, dy akuza që përbëjnë vepër penale dhe nuk janë çështje sportive. Mbi këtë bazë edhe Gjykata e Tiranës vendosi pezullimin e Dukës.

Por deri ku do të shkojë kjo betejë? Sipas burimeve të Zoom.al, edhe përfshirja e drejtësisë është një zhurmë bëhet për t’i shpëtuar fytyrën Erion Veliajt. Në këtë beteja zhvendoset mes Dukës dhe gjykatës dhe përgjegjësia i kalon drejtësisë nëse Duka do të rizgjidhet në krye të FSHF për një mandat të gjashtë. /Zoom.al
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës